REAL MBRETI I EUROPËS! Vinicius i dhuron Champions-in e 14-të

28 Maj 2022
23:39
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid ka fituar Champions League numër 14-të në historinë e klubit pasi ka mundur 1-0 Liverpool-in në finalen e luajtur këtë mbrëmje në Stde de France.

Një fitore cinike nga ana e Los Blancos, të cilët kanë arritur ta sigurojnë Kupën me veshët e mëdhenj me vetëm një gjuajtje në portë.

LIVERPOOL-REAL MADRID VIDEO

Një gjuajtje që ka ardhur në pjesën e dytë të takimit të luajtur në Paris dhe është transformuar në gol nga Vinicius Junior, i cili është lënë i vetëm në zonën e rreptësisë nga mbrojtja e anglezëve.

Heroi tjetër për Los Blancos ka qenë portier Thibaut Courtois, i cili ka ndalur të gjitha tentativaet e skuadrës së Jurgen Klopp me pritje të jashtëzakonshme.

Nuk ka hakmarrje për Mohamed Salah me shokë, të cilët nuk kanë arritur të marrin revanshin pas humbjes së pësuar kundër madrilenëve në 2018-ën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit