Real, Varane paralajmëron skuadrën: Inter nuk është vetëm…

2 Nëntor 2020
20:38
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid do të presë Inter-in në javën e tretë të Champions League. Romelu Lukaku nuk ka udhëtuar me skuadrën në Madrid për shkak dëmtimi.

Pavarësisht nga mungesa e belgut, ylli i mad rilenëve Varane beson se zikaltrit mbeten të rrezikshëm.

E njoh Romelu-n shumë mirë”, ka thënë qendërmbrojtësi i Real Madrid në konferencë për shtyp. “Jam përballur me të kur luante me Manchester-in dhe Anderlecht-in, është një sulmues i madh.

“Megjithatë, Inter nuk janë vetëm Lukaku, kanë një skuadër të kompletuar që sulmon shumë shpejt dhe që është shumë e rrezikshme”.

“Do të duhet të bëjmë maksimumin për të fituar”, ka shtuar ai.

Achraf Hakimi do të kthehet në Madrid ku ka luajtur me moshat para se të transferohej te Borussia Dortmund me formulën e huazimit dy vite më parë.

“Achraf ka bërë një zgjedhje që mendon se është më e mira për karrierën e tij. Mendoj se Real Madrid do të jetë gjithmonë special për të”.

Të gjithë sytë do të jenë te Eden Hazard të martën në mbrëmje, me Real-in që pret që ai të bëjë diferencën në një kompeticion kaq të madh.

“Po flasim për një njeri dhe një futbollist të madh. Ai është përshtatur shumë shpejt me Madridin, mund të na japë më shumë sepse është një lojtar i madh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit