Reali drejt titullit, Zidane duhet të përballet me një tabu

14 Korrik 2020
15:27
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi fitoi ndaj Granadas 2-1 duke vendosur dy duart te titulli kampion. Ndeshjen e radhës kundër Villarrealit madrilenët i kanë të gjitha mundësitë që të fitojnë titullin kampion, pasi me një fitore e sigurojnë dhe matematikisht.

Të besuarit e trajnerit Zinedine Zidane duhet të përballen dhe me një “tabu” tjetër, pasi Hernandez Hernandez do të ndajë drejtësinë. Një gjyqtar që nuk sjell fat për “Los Blancos”, sepse në të gjitha ndeshjet që i ka drejtuar, madrilenët kanë marrë shumë pak.

Hernandez i ka drejtuar në 10 ndeshje dhe në 30 pikë të mundshme, madrilenët kanë fituar vetëm 9 pikë. Një shifër shumë e dobët për kryeqytetasit që synojnë të mbyllin gjithçka në sfidën e radhës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit