“Reali e Barca nuk e përballojnë Mbappen e Ney”, – lojtari i PSG flet për yjet e ekipit

7 Korrik 2020
16:45
Eraldo Harlicaj
back button

Lojtari i PSG, Ander Herrera, ka folur në lidhje me të ardhmen e Neymarit dhe Kylian Mbappe. Ai mendon se të dy janë të lumtur te francezët dhe nuk kanë ndërmend të largohen.

“Momentalisht i shoh shumë të gëzuar dhe të përfshirë. Nuk kam lidhje me çfarë është thënë. Mendoj se as Reali e as Barca nuk do të kenë mundësi të kryejnë një opracion të përmasave aq të mëdha këtë verë.

“Te Neymari shoh një djalë shumë të përfshirë pas projektit dhe po mundohet të mbajë grupin e bashkuar. Të organizojë mbrëmje në shtëpinë e tij. Më vjen mirë që ndaj momente skuadra me të. Ai po u afrohet gjithnjë dhe më shumë Messit e Ronaldos në luftën për Topin e Artë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit