Reali fiton garën me Barcelonën, plaçkit yllin e Interit

19 Nëntor 2019
17:37
Eraldo Harlicaj
back button

E ardhmja e Milan Skriniar mund të jetë larg Interit. Një situatë e tillë krijohet nga ish-agjenti i mbrojtësit, Mithat Halis, i cili shton zërat për të ardhmen e futbollistit. Zyrtari i kompanisë që përfaqësonte sllovakun ka folur në lidhje me mundësinë e kalimit të lojtarit drejt Real Madridit. 

“Skriniar vlen 100 milionë euro. Real Madridi dhe Barcelona po luftojnë për këtë transfertë prej dy vjetësh. Reali është më afër transferimit tani dhe po gjen akordin me Interin, sepse ata e duan lojtarin dhe i duhet më shumë se sa Barcelonës. 

“Reali duhet të gjejë alternativa për Ramos dhe Varane. Kjo është arsyeja se pse po flasin me Interin. Skriniar mund të shkojë te Real Madridi”, – shprehet Halis. Ai ka njëfarë të drejte, pasi Ramos ka vite mbi shpatulla, ndërsa Varane ka shprehur disa herë dëshirën për t’u larguar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit