Reali i tij për turp, Zidane nuk gjen justifikime dhe pranon fajin! “Ishte si me Cadiz”

21 Tetor 2020
22:19
Telesport
back button

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, komentoi për humbjen në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk në ndeshjen e parë të sezonit në Ligën e Kampionëve:

“Më vjen keq për atë që po ndodh, jam përgjegjës. Nuk e pashë ekipin siç e kërkova dhe, kur kjo ndodh, është faji i trajnerit. Lojtarët janë në fushë dhe kanë nevojë për zgjidhje.

Sot kemi luajtur keq, është e vështirë të thuash më shumë. Nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë gjërat që bëjmë zakonisht. Tani duhet të stërvitemi shumë dhe të shkojmë në Clasico, e cila është një ndeshje shumë e rëndësishme. Sot shkoi si kundër Cadiz: ne nuk ishim në gjendje të luanim mirë, si për sa i përket zotërimit të topit dhe presingut”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit