Episodi 31 i podkastit “Versus” në Telesport ishte një bashkëbisedim i gjatë plot analiza i dy gazetarëve tanë, Denis Hakanaj dhe Anton Cicani. Temat kryesore ishin kombëtarja shqiptare, kampionati italian, Premier League, sfida Bayern-Leverkusen dhe La Liga.
“Sipas meje, Real Madrid këtë vit nuk fiton asgjë. Do jetë një vit rinisjeje. Madje, pres që në sezonin e ardhshëm të rikthehet Ancelotti”, u shpreh Denisi, i cili sivjet beson shumë te ringjallja e Barcelonës me trajnerin Hansi Flick.
Për sa i përket betejës për titullin kampion në Bundesligë, të dy ranë dakord që ky do të jetë viti Bayern, jo Leverkusen. “Nuk besoj se do të përsëritet sezoni i kaluar. Leverkusen humbi ndeshjen e parë dhe gjërat duket se do të jenë krejt ndryshe krahasuar me vjet”.
Kush është lojtari më i nënvlerësuar në historinë e futbollit? – ishte pyetja e një fansi. Denisi zgjodhi sulmuesin Edin Dzeko, kurse Antoni zgjodhi Fernando Torresin. Për më shumë, ndiqni videon e plotë në kanalin Telesport në Youtube.