Reali nxjerr në shitje James Rodriguez, kartoni është okazion!

6 Korrik 2020
18:57
Eraldo Harlicaj
back button

James Rodriguez një vit më parë dukej një hap larg Napolit. Situata nuk u finalizua me sukses dhe në fund Aurelio De Laurentiis vendosi të zgjedhë Hirving Lozano, më i ri dhe me të ardhme, po aq i kushtueshëm: rreth 40 milionë euro.

Dymbëdhjetë muaj më vonë situata ndryshoi, kjo edhe për shkak te pandemisë: Real Madrid zgjedh një çmim më modest për lojtarin kolumbian.

Sipas medieve spanjolle, James do të dalë në merkato për vetëm 25 mln euro, me disa klube që tashmë janë interesuar për situatën e tij, në veçanti Arsenal. Natyrisht, kolumbiani kërkon një rrogë të mirë: mbi 10 mln euro në sezon, për të pranuar firmën!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit