Reali përhap thashetheme për James, Atletico e nxjerr blof

17 Korrik 2019
10:23
back button

Reali i Madridit ka tentuar të ushtrojë presion mbi Napolin për James Rodriguez, duke nxjerrë në media lajmin sikur Atletico Madrid ka shfaqur interes për James Rodriguez dhe është gati të paguajë 50 milionë euro.

Një spekulim trashanik, sidomos për shifrën e publikuar në të përditshmen MARCA, por nuk është se e ka shqetësuar shumë Napolin, që nuk tundet: James shkon në Itali në huazim ose me çmimin që dëshiron Napoli!

Ndërkaq, edhe Atletico ka demaskuar strategjinë e Realit, sepse të martën në mbrëmje presidenti Enrique Cerezo foli për mediat dhe përgënjeshtroi lajmin e publikuar nga MARCA: "James? Është lojtar i madh dhe çdo klub i dëshiron lojtarët e mëdhenj, por kjo nuk do të thotë që do ta marrim. Bisedime me Realin? Me sa jam në dijeni, nuk kemi biseduar me askënd për James".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit