Reali shpëton nga dështaku i sulmit, 3 ekipe e duan në skuadër

11 Korrik 2020
13:32
Eraldo Harlicaj
back button

Luka Jovic po kalon një sezon katastrofik te skuadra e Real Madridit. U mendua se sulmuesi i blerë në verën e 2019 do të ishte një zëvendësues i denjë i Karim Benzemasë, por nuk ka ndodhur kështu. Serbi është në merkato dhe “Los Blancos” duan ta shesin.

Daily Star shkruan se Chelsea dhe Leicester janë të interesuara për shërbimet e tij. Madrilenët duan ta heqin qafe dhe për 35 milionë euro nga skuadra, pasi nuk e shohin si pjesë të planeve të tyre.

Anglezët nuk janë të vetmet që e duan, pasi Milani nga krahu tjetër ka hedhur grepat te sulmuesi. Kuqezinjtë e shohin si zëvendësuesin e duhur për Zlatan Ibrahimovicin. Suedezi pritet të largohet në fund të këtij edicioni futbollistik dhe italianët mund të shohin te Jovic emrin e duhur për ta zëvendësuar.

MADRID, SPAIN – JANUARY 18: Luka Jovic of Real Madrid CF reacts during the Liga match between Real Madrid CF and Sevilla FC at Estadio Santiago Bernabeu on January 18, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Quality Sport Images/Getty Images)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit