Recoba e sulmon ashpër Barçën për trajtimin që po i bën Suarezit

16 Shtator 2020
13:13
Alfred Lleshi
back button

Ish-futbollisti i Interit, Alvaro Recoba, foli mbi të ardhmen e dy bashkatdhetarëve të tij, Luis Suarez dhe Edinson Cavani. Trajneri Koeman ia ka komunikuar të parit se nuk është pjesë e planeve të tij, prandaj ditët te Barcelona i ka të numëruara. Suarez përfundoi në radarët e Juventusit, por kjo pistë tani duket se është ftohur. Sa për Cavani, kontrata e tij me PSG skadoi këtë verë dhe për këtë arsye ka hyrë në listën e lojtarëve të lirë.

Recoba ka vetëm laved për Luis Suarez: “Ai është në mesin e tre-katër lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit uruguajan. Situata e sotme te Barcelona më dhemb. Lojtarët që kanë dhënë kaq shumë aty duhet të respektohen. Futbolli në këto raste është mosmirënjohës, por kudo që të luajë, Suarez do të jetë mjaft i mirë. Uruguaji ka nevojë për atë në ekipin kombëtar, ndaj shpresohet se do të marrë një vendim të shpejt”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit