Red Bull befason Mercedes, Verstappen siguron “pole position” në Abu Dhabi

11 Dhjetor 2021
15:10
Telesport
back button

Max Verstappen me Red Bull siguroi “pole position” pasditen e sotme në pistën e Yas Marina, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e fundit sezonale në Formula 1, ajo e Çmimit të Madh të Abu Dhabit. Holandezi dha kohën 1’22”109, duke lënë pas Lewis Hamilton me Mercedes.

Pra, dy pilotët kandidatë për titullin kampion këtë sezon do ta nisin garën nga vija e parë e startit. I treti u klasifikua Lando Norris me McLaren, ndërsa pas tij u klasifikua makina tjetër Red Bull, ajo e Sergio Perez, i katërti. Strategjia e Bull bëri diferencën në këto prova, me Perez që ndihmoi ndjeshëm Verstappen që të arrijë këtë kohë, ndërsa te Mercedes mungoi ky bashkëpunim.

Edhe strategjia e garës së nesërme do të jetë e ndryshme për dy skuadrat, me Red Bull që do ta nisë garën me gomat e kuqe, ato të buta. Ndërsa Mercedes me gomën e verdhë, pra të mesme. Zhgënjeu Bottas me makinën tjetër Mercedes, i gjashti, pas ferraristit Carlos Sainz (i pesti). I shtati Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit