Refuzoi Anglinë për Gjermaninë, Bayerni firmos deri më 2026 me 18-vjeçarin

5 Mars 2021
13:13
Alfred Lleshi
back button

Tani është zyrtare. Jamal Musiala merr kontratën e tij të parë profesionale te Bayern Munich. Kampionët gjermanë njoftuan të premten se kontrata e nënshkruar me talentin e ri është e vlefshme deri në vitin 2026. Musiala tashmë ka qenë në fushë 27 herë për ekipin e parë bavarez dhe ka shënuar gjithsej 4 gola. Kohët e fundit, ai u bë shënuesi më i ri i klasit të parë në Mynih.

“Ne jemi shumë të lumtur që Jamal ka vendosur të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale me FC Bayern, mbi një bazë afatgjatë. Kemi vendosur ta ndajmë fatin tonë së bashku. Para se Jamal të vinte te FC Bayern në verën e vitit 2019, familja e tij u bind për projektin tonë”, – citohet drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, në një mesazh të shpërndarë nga klubi.

Para njoftimit të zgjatjes së kontratës, Musiala mori një vendim historik për karrierën e tij të ardhshme ndërkombëtare. Pas punës së trajnerit Joachim Löw dhe drejtorit të DFB, Oliver Bierhoff, lojtari ofensiv vendosi të përfaqësojë kombëtaren gjermane. I vetmi profesionist 18-vjeçar nga FC Bayern mund të luante edhe për kombëtaren angleze, por mori një vendim të ndërgjegjshëm për Gjermaninë dhe mund të aktivizohet tashmë në eliminatoret e ardhshme të Kupës së Botës, që nisin në fund të marsit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit