Refuzoi klubet arabe dhe United, zbulohet skuadra e re e Adrien Rabiot

15 Shtator 2024
22:26
Telesport
back button

Adrien Rabiot ka vendosur për klubin e tij të radhës. Mesfushori francez ka refuzuar klubet arabe dhe Manchester United për t’u transferuar te Marseille.

Rabiot ka qenë një lojtar i lirë qysh prej largimit nga Juventusi më 30 qershor, kur i përfundoi kontrata. Manchester United ka shfaqur interes për francezin.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Rabiot është në bisedime të avancuara me Marseille, aty ku timonin e skuadrës e ka ish-trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi.

Në klubin francez po shpresojnë që kontrata për transferimin e 29-vjeçarit të firmoset brenda dy ditësh. Para tij, Marseille ka ofruar Mason Greenwood nga Manchester United dhe Elye Wahi nga Lens.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit