Refuzoi takimin në burg, Dani Alves telefonon gruan e tij. Zbulohet kërkesa që i bëri “në gjunjë”

4 Shkurt 2023
8:40
Alfred Lleshi
back button

‘Çështja Alves’ vijon të pasurohet me informacione të reja për të ardhmen e futbollistit përballë akuzës së rëndë të përdhunimit të një 23-vjeçareje dhe se si po kalojnë javët e para të tij në burgun ‘Brians 2’. Këtë herë programi “Ana Rosa” ka zbuluar ekskluzivisht përmes gazetares Leticia Requejo, përmbajtjen e një prej telefonatave që braziliani i bëri bashkëshortes së tij Joana Sanz nga burgu.

“Një bisedë telefonike, e cila zgjati shumë pak, në të cilën gjërat vështirë se shpjegohen, sepse në këtë rast koha është para”, – thotë gazetarja. Përveç kësaj, i pandehuri i supozuar, i vetëdijshëm për planet e divorcit të gruas së tij, sipas informacioneve të fundit, i thotë vazhdimisht asaj se ende e do shumë dhe, për rrjedhojë, nuk dëshiron ta humbasë atë, pavarësisht çfarë ndodhi.

“Ajo telefonatë ishte tipike, ku Alves iu lut gruas: Ju nuk mund të më lini vetëm tani”, – sqaroi më tej gazetarja. Madje, ajo thotë se modelja kanariane i kërkon bashkëshortit të saj një takim “tet e tet” në burg, por futbollisti e hedh poshtë këtë mundësi për shkak të gjendjes së tij delikate personale, e rënduar nga kjo akuzë dhe nga informacionet që kanë dalë në dritë javët e fundit.

Megjithatë, Joana i ofroi bashkëshortit të saj mundësinë që të takohej kur ai të lirohej nga burgu, në mënyrë që t’i ofrojë asaj shpjegimet përkatëse për atë që ndodhi atë natë të 30 dhjetorit në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë:

“Joana i tha se është në dijeni të së tashmes më të afërt dhe se dëshiron të bisedojë që t’i japë shpjegimet e nevojshme. Megjithëse vendimi për divorc është i prerë, Joana dëshiron ta dëgjojë, t’i tregojë dhe komentojë gjërat. Ajo është e gatshme të presë, nuk do ta takojë në burg, por kur Dani Alves të dalë nga burgu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit