Refuzoi të shkojë në Olimpiadë, IOC përjashton shtetin aziatik deri në fund të 2022-shit

9 Shtator 2021
9:38
Telesport
back button

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka përjashtuar Korenë e Veriut nga të gjitha eventet olimpike deri në fund të vitit 2022. Ky vendim erdhi pas refuzimit të këtij vendi për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, si pasojë e frikës nga infektimit nga koronavirus.

Ky pezullim do të thotë që Koreja e Veriut nuk mund të marrë pjesë në Olimpiadën dimërore që zhvillohet vitin tjetër në Kinë. Presidenti i IOC, Thomas Bach, u shpreh se gjatë kësaj periudhe, Koreja e Veriut nuk do të marrë asnjë ndihmë financiare prej saj.

Bach u shpreh gjithashtu se çdo sportist koreano-verior që është kualifikuar për në Olimpiadën dimërore mund të bëjë kërkesë për të garuar në këtë event si sportist individual dhe jo si shtet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit