Pas vendimit të gjykatës, Barcelona ka opsionin e vetëm finalizimin e marrëveshjes për shitjen 100 milionë euroshe të vendeve VIP në “Spotify Camp Nou” e ardhshëm, që të regjistrojë si futbollist të saj Dani Olmo për vazhdimin e sezonit.
Diçka që, sipas burimeve të klubit, është në rrugën e duhur. Në këtë linjë, dje La Liga tashmë kishte dokumentacionin e një pjese të kësaj ‘leve’ ekonomike, që klubi katalanas ia kishte dërguar për ta validuar.
La Liga i ka kërkuar Barçës një kopje të kontratave dhe akreditimin për operacionin e pretenduar, që të ketë garanci që kjo shitje do t’ia raportojë subjektit katalanas ato të ardhura. Fiasko e shitjes se “Barça Vizion” te fondi i investimeve “Libero” nuk harrohet nga askush në patronazhin e futbollit spanjoll.
Prandaj La Liga nuk do të japë OK-in e saj përsëri për regjistrimet e lojtarëve të Barcelonës, përderisa 100 milionë eurot e pretenduara nuk janë plotësisht të garantuara në nivelin e arkëtimit. Në fakt, entiteti blaugrana ende “zvarritet” në nivelin e “fair play financiar”, falë “gropës” që la “Libero”.
Nëse Barça arrin ta mbyllë operacionin për 100 milionëshin e kuotuar dhe La Liga miraton operacionin, do të regjistrohet jo vetëm Olmo, por katalanasit do të jenë në gjendje të operojnë edhe në merkato sipas rregullit 1:1. Dmth. çdo euro që hyn përmes shitjes së lojtarëve apo kursehet nga rrogat, mund të shpenzohet për financimin e përforcimeve.







