Reijnders: Pas golit kundër Real Madridit, telefoni im “mori flakë” nga mesazhet…

16 Nëntor 2024
13:49
Alfred Lleshi
back button

Tijjani Reijnders, mesfushori i Milanit, është padyshim një nga lojtarët kuqezinj që ka bërë më të mirën në këtë fillim mjaft të trazuar të sezonit për skuadrën e Paulo Fonseca.

Ish-lojtari i AZ Alkmaar po paraqitet mjaft mirë në kampionat, por veçanërisht në Ligën e Kampionëve, kompeticion në të cilin ishte vendimtar në fitoret ndaj Club Brugge (kundër të cilit shënoi dy gola) dhe Real Madridit.

Reijnders foli për këtë në një intervistë për “Ziggo Sport”: “Pas golit kundër Real Madridit, telefoni im ra pa pushim. Pas ndeshjes, mora mesazhe nga shumë miq dhe familjarë.

Nuk duhet të rrëmbehemi shumë, gjithsesi, as të biem pre e emocioneve. Ndihem shumë mirë në Milano, më takon mua të vazhdoj kështu. Në Milano mund të eci i qetë, ose të ha drekë diku (qesh).

Nuk përbën mister fakti që Reijnders është në negociata me Milanin për rinovim të kontratës. Palët duket se po afrohen gjithnjë e më shumë dhe kush e di, së shpejti mund të arrihet një marrëveshje mes palëve për vazhdimin e lojtarit holandez, i cili tashmë ka shënuar 4 gola këtë sezon në të gjitha garat (i njëjti numër golash me të cilin e mbylli sezonin e kaluar).

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit