Reja duartroket mbrojtjen ndaj Uellsit, por ka edhe një ankesë mbi kundërsulmin!

5 Qershor 2021
23:11
Telesport
back button

Edy Reja ka komentuar barazimin ndaj Uells në Kardif, miqësorja ku kuqezinjtë mbajtëm portën e paprekur.

Duhet të marrim nëkonsideratë edhe faktin që ekipi kundërshtar është i fortë. Nuk ishte e lehtë në pjesën e dytë, ata aktivizuan edhe një sulmues tjetër të fortë.

Në pjesën mbrojtëse luajtëm mirë, por bëmë pak në sulm. Uellsi është një skuadër shumë e fortë. Duhet të ndryshojmë sjellje në kundërsulm, duhet të jemi më të shpejtë dhe më të saktë.

Kemi bërë mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë vuajtëm. Kur skuadrat kundërshtare bëjnë presing dhe zhbalancohen, duhet të jemi të aftë të hidhemi në kundërsulm dhe t’i ndëshkojmë. Rezultati mbetet pozitiv, por edhe paraqitja mbetet pozitive.

Balaj luajti mirë. Manaj dihet që është i mirë me topin, është një nga sulmuesit më të mirë që kemi. Më pëlqyen të katër sulmuesit. Selmani ishte debutues, por luajti mirë dhe tregoi personalitet. Edhe në topat e lartë ishte shumë mirë, besoj se gjetëm një lojtar të ri që mund të na shërbejë në të ardhmen.

Mund të kemi bërë ndonjë gabim në daljet përpara, por në përgjithësi kemi bërë mirë. Uellsi është ekip i fortë, të bën presing, por treguam vlera në aspektin karakterial dhe në duele. Nëse fitojmë më shumë siguri kur rinisim aksionet, do të ishte një hap i madh i hedhur përpara“, theksoi Edy Reja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit