Askush si Bayern Munchen, thyen rekordin 42-vjeçar!

5 Korrik 2020
10:45
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen i Hansi Flick është një kockë e fortë. Ekipi gjerman fitoi me rezultatin 2-4 finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Bayer Leverkusen duke e mbyllur sezonin me dy trofe. Vëmendja maksimale tani është e fokusuar te Champions League.

Numri një i stolit dhe djemtë e tij kanë thyer një rekord historik në futbollin gjerman. Ata kanë 17 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet duke kaluar Bayer Leverkusenin. “Aspirinat” kishin 16 fitore radhazi, një ecuri fantastik e vendosur në 1978.

Kampionët e Gjermanisë dhe fituesit e Kupës arrijnë dhe këtë shifër impresionuese e cila mund të thellohet dhe më shumë nëse vazhdojnë ecurinë pozitive në Champions League. Mbetet për t’u parë nëse ndodh diçka e tillë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit