Atletja 30-vjecare keniane Ruth Chepngetich, vendosi sot një rekord të ri botëror në garën e maratonës. Në maratonën e famshme të Cikagos, ajo dha kohën 2h09’57”.
Ajo bëhet atletja e parë femër që garon maratonën nën 2 orë e 10 minuta. Chepngetich përmirësoi me 1’56” kohën e mëparshme, që ishte vendosur në shtator 2023 nga etiopiania Tigst Assefa (2h11’53”).
Një paraqitje e shkëlqyer e atletes keniane, që garbi thuajse e vetme dhe arriti një rezultat të jashtëzakonshëm, në një maratonë që duket se është e destinuar të dhurojë rekorde botërore.
Në vendin e dytë u klasifikua atletja etiopiane Sutume Afefa dhe në të tretin keniania tjetër Irene Cheptai. Për rekordmenen e botës kjo ishte hera e katërt që merrte pjesë në maratonën e Cikagos, ku ka triunfar edhe në vitet 2021 e 2022.
Maratona e meshkujve u fitua nga atleti kenian John Korir (2h02’43”).