Rekord në Champions League: Milan gjen Leao-n e ri

16 Shtator 2022
18:13
Denis Hakanaj
back button

Dhe kështu, si me magji, në qiellin e yjeve të futbollit europian, është ndezur Antonio Nusa, një emër dhe mbiemër në dukje shumë italian, pavarësisht prejardhjes së tij norvegjeze me origjinë nigeriane.

Nusa ka mahnitur nën qiellin e Do Dragaos mbrëmjen e së martës së kaluar, duke shënuar golin 4-0 që vulosi disfatën e Porto-s kundër Bruges të Carl Hoefkens.

E gjithë kjo në moshën 17 vjeç e 5 muaj, duke u bërë golashënuesi i dytë më ri në historinë e Champions League pas Ansu Fati të Barcelona-s kundër Inter-it.

Le të themi se me një goditje të vetme, edhe falë merkatos së luhatshme të futbollit, vlerësimi i tij, i cili ishte rreth 3-4 milionë, të paktën është dyfishuar.

Shkolla është ajo e Bruges, ku talentet absolute janë rritur, i fundit është De Ketelaere, protagonist i sesionit të fundit të merkatos për negociatat e gjata që Milan-i arriti ta mbyllte pozitivisht me klubin belg.

Tani përballë talentit norvegjez që bashkatdhetarët e tij e krahasojnë me Neymar (për sprintin, driblimin, teknikën dhe atë pozicion fillestar në fushë nga krahu i majtë) hapet merkato.

Dhe kanali i hapur nga Milan-i me Bruges do të thotë se kuqezinjtë po ndjekin me shumë vëmendje atë që ka të ngjarë të vazhdojë të bëjë Nusa.

Po, ai është shumë i ri, por përveç Neymar, lojtari tjetër me të cilin norvegjezi krahasohet për karakteristika është ai Rafa Leao me të cilin klubi kuqezi nuk po arrin të gjejë një marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe gjithçka mund të ndodhë. Nusa është nën vëzhgim të ngushtë nga Milan, por edhe nga Barcelona.

Sigurisht që kjo do të nënkuptonte një investim shumë të parakohshëm (dhe për rrjedhojë të rrezikohej diçka më shumë), por 23 milionët e shpenzuara për Leao, për shembull, mund të jenë gjysma nëse paguhen në fund të këtij sezoni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit