REKORDI I RADHES: Muller sonte kalon legjendën Xavi dhe i afrohet treshes më të mirë në CHL

17 Shtator 2024
17:46
Telesport
back button

Thomas Müller është gati të shtojë një gur tjetër në murin e historisë së tij personale në futboll si një nga më të mirët e historisë. Duket e pabesueshme, por sonte gjermani do të luajë ndeshjen e 152-të në Champions League.

Ky është rekord absolut si lojtar që ka luajtur vetëm për një klub. 152 ndeshje europiane (vetëm Champions League dhe jo turne si Europa League apo Conference League) janë rekord i jashtëzakonshëm për një lojtar.

Në rang total lojtarësh, Muller renditet i katërti, pas Ronaldos, Casillas dhe Leo Messit. Bayern sot pret Dinamon e Zagrebit për të nisur sezonin e ri të Champions League dhe Muller do ta regjistrojë këtë rekord në sfidë kundër shqiptarit Arbër Hoxha.

Rekordin për më shumë ndeshje në Champions League për një klub të vetëm e mbante Xavi Hernandez, me 151 ndeshje në total.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit