Rekordi i radhës: Rodrygo parakalon legjendën Ronaldinho

18 Shtator 2024
16:11
Telesport
back button

Rodrygo nuk ka asgjë më pak se Vinicius apo Mbappe. Këtë e tregojnë shifrat. Braziliani dje arriti një shifër speciale gjatë fitores 3-1 të Real Madridit ndaj Stuttgart në Champions League.

Rodrygo asistoi për golin e parë, të shënuar nga Kylian Mbappe në fillimin e pjesës së dytë. Ky asistim e ndihmoi të kalojë me numër asistesh legjendën e futbollit, Ronaldinho, gjithmonë brenda kompeticionit të Champions League.

Asisti i sulmuesit brazilian ishte i 12-ti i tij në Champions League, një më shumë se Ronaldinho në skuadra si Barcelona dhe Milan. Vërtet një rekord fantastik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit