Renditja asburde angleze: “Zbulo vendin e klubit për… arrestimet”

26 Mars 2024
17:36
Denis Hakanaj
back button

Shifra shqetësuese kanë mbërritur nga Anglia për ndalimet dhe arrestimet e tifozëve të skuadrave të ndryshme të klubeve. The Sun publikoi disa të dhëna dhe deklaroi se këto janë dukshëm në rritje krahasuar me ato të viteve të fundit, mbi të gjitha ka pasur një rritje që pas Covid.

Rreth 682 ndalime u dhanë sezonin e kaluar, shifra më e lartë në më shumë se 12 vjet. Krimet më të zakonshme të kryera janë ato të çrregullimeve të rendit publik, duke përfshirë akte shumë më të dhunshme.

Çështja e huliganëve ka qenë gjithmonë një nga plagët për t’u çrrënjosur në Premier League dhe përmes ligjeve kanë arritur t’i ulin në mënyrë drastike këto shifra, edhe nëse ky fenomen problematik u rikthye sezonin e fundit.

Në lidhje me këtë është bërë një renditje e pazakontë e klubeve angleze në bazë të numrit të tifozëve të arrestuar për klub.

Në vendin e parë është Manchester United me 69 tifozë të sanksionuar. Një kërcim në krye për Djajtë e Kuq me 45 tifozë më shumë të ndaluar në krahasim me sezonin 2022.

Millwall mbeti i qëndrueshëm në vendin e dytë me 66 dhe 14 ndalime më shumë se një vit më parë. Podiumin e mbyll Leicester me 56 (+20 krahasuar me 2022).

Gjithashtu jo shumë prapa janë Birmingham – nga 57 një vit më parë – dhe West Ham, me 54 dhe 52 ndalime respektivisht. Jo vetëm sanksione, por edhe arrestime dhe këtu shifrat shqetësojnë anglezët…

Gazeta angleze më pas zbuloi edhe gjashtë skuadrat e Premier League me më shumë arrestime: në këtë rast Hammers janë në krye me 89 persona të arrestuar, ndërsa Djajtë e Kuq janë në vendin e dytë me 83.

Leeds United është në vendin e tretë me 69 dhe City (61), Tottenham dhe Arsenal mbyllin renditjen me 51 secili. Urdhrat e ndalimit për ndeshjet e futbollit lëshohen nga gjykatat për pesë vjet për shkelje që përfshijnë dhunën, futjet në fushë dhe sjelljet e lidhura me alkoolin.

Huliganët do të ndalohen gjithashtu të largohen nga Britania e Madhe gjatë Europianit të kësaj vere. Ligjet e reja të vendosura, në fakt, do t’i detyrojnë tifozët e shumtë të ndaluar t’i dorëzojnë policisë pasaportat e tyre nga data 4 qershor deri në fund të turneut.

Kushdo që nuk respekton këto rregulla rrezikon gjashtë muaj burg për krime të rënda ose gjobë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit