“Rënia nga kategoria s’mjafton”, Guardiola: Ja çfarë po presin të gjithë

22 Shtator 2024
11:34
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka vënë në shënjestër kundërshtarët e klubit.

Ndërsa skuadra përgatitet për përballjen e sotme me Arsenalin, Guardiola komentoi fillimin e seancës së tyre mbi 115 akuzat e Premier League për shkelje të supozuara financiare.

Guardiola tha: “Të gjithë presin që ne jo vetëm të biem nga kategoria, por ata duan që ne të zhdukemi nga faqja e dheut.

“Kemi pasur ditë më të mira se kundërshtarët tanë. Kjo është arsyeja pse ne fitojmë shumë. Nuk është e komplikuar”.

Nëse shpallet fajtorë, City mund të përballet me rënie nga kategoria, zbritje pikësh ose gjoba të mëdha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit