Revanshi Fury-Usyk, ja shuma marramendëse që do të arkëtojnë dy boksierët

20 Dhjetor 2024
10:34
Telesport
back button

Revanshi i titullit kampion bote në peshën e rëndë mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Tyson Fury, që zhvillohet në Riad më 21 dhjetor, pritet me shumë interes. Mediat zbulojnë edhe shumat që do të arkëtojnë dy boksierët për këtë sfidë.

Pritet që kjo sfidë e dytë mes dy boksierëve të kapë në total shumën 190 milionë dollarë. Këtë herë, ndarja e të ardhurave do të ndahet 55-45 në favor të Usyk, duke qenë se ai është kampion bote dhe fitoi duelin e parë.

Në përballjen e parë ishte Fury ai që mori pjesën e luanit, afërsisht 70%, por këtë herë situata është paksa ndryshe. Gjithsesi, të ardhurat në total për këtë revansh janë shumë më të mëdha krahasuar me 6 muaj më parë.

Në sfidën e parë, në total u arkëtuan 150 milionë dollarë. Pra, revanshi ka sjellë 40 milionë dollarë më shumë për dy boksierët. Natyrisht që një pjesë e përqindjes shkon edhe për organizatorët, stafet etj.

Një gjë është e sigurtë, se këto dy përballje i kanë boksierët shumë të pasur, pasi kanë arkëtuar shuma marramendëse. Sidomos Tyson Fury, që në total nga këto dy përballje do të arkëtojë mbi 100 milionë dollarë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit