Revanshi Wilder-Fury më 13 prill, në të njëjtën ditë që duelon edhe Joshua

11 Dhjetor 2018
12:02
Telesport
back button

Revanshi i peshës së rëndë mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të zhvillohet në pranverën e vitit 2019 dhe palët synojnë që kjo sfidë e dytë mes dy kampionëve të pamposhtur të ringut të zhvillohet më datën 13 prill (vendi ende nuk dihet). Lajmin e ka konfirmuar sot promotori i boksierit britanik, që tha se palët janë ulur në bisedime për të zhvilluar edhe një përballje të dytë, pas suksesit që pati sfida e parë, e mbyllur në barazim.

Interesant fakti se 13 prilli është e njëjta datë kur do të duelojë edhe kampioni tjetër i botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, në stadiumin “Wembley” të Londrës. Duket se Wilder dhe Fury duan t’i bëjnë karshillëk Joshua, duke qenë se sfida e tyre ka shumë më tepër shikues dhe PPV (pay per vieë-paguaj për ta parë). Gjithsesi, për momentin gjithçka është ende e pakonfirmuar zyrtarisht, pasi palët janë ende në bisedime.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit