Revoltohet Maresca: Shitja e yjeve nuk është problem i Chelsea, është faji i rregullave të Premier

6 Gusht 2024
13:33
Telesport
back button

Enzo Maresca thotë se rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier League janë fajtorë që Chelsea detyrohet të shesë lojtarët e akademisë si Conor Gallagher. Që kur Todd Boehly bleu Chelsea në maj 2022, lojtarë si Lewis Hall, Billy Gilmour, Mason Mount, Ian Maatsen, Ruben Loftus-Cheek dhe Callum Hudson-Odoi janë lejuar të largohen

Një politikë që ka tërhequr kritika nga pjesë të bazës së tifozëve. Shitja e një lojtari të rritur në klub për disa vite regjistrohet si fitim i pastër për biznesin, një burim i dobishëm të ardhurash. Gallagher është perspektiva më e fundit e akademisë së Chelsea që largohet për 40 milionë euro tek Atletico Madrid.

Kur u vu në presion për temën e shitjes së lojtarëve të akademisë, Maresca tha: “Ky nuk është problemi i Chelsea. Ky është problemi i rregullave. Klubet janë të detyruara të shesin lojtarë për shkak të rregullave. Nuk është një problem i Chelsea, është një problem i Premier League. Synimi nga Chelsea nuk është të shesë, por rregullat na detyrojnë. Më pëlqen që Totti qëndroi te Roma për 20 vjet dhe ishte një njeri i një klubi”.

Unë e dua Conor, ne të gjithë e duam atë. Janë rregullat. Mendimi im personal është se është turp sepse të gjithëve na pëlqen të shohim një njeri me një klub. Nëse duam të promovojmë lojtarët e akademisë duhet të ndryshojmë rregullin. Ajo që di është se Conor dhe klubi po flasin për një vendim. Shpresoj vendimi përfundimtar do të jetë diçka e mirë për Conor dhe klubin”, tha Maresca.

Askush nuk është titullar te Chelsea. Ata duhet të punojnë ditë pas dite dhe të më bindin se duhet të luajnë. Jam i bindur që të gjithë janë lojtarë të skuadrës. Mendoj se është gabim të thuash Conor, ose Enzo Fernandez, ose Moi Caicedo është titullar. Kjo është mungesë respekti për lojtarët e tjerë”, tha trajneri italian i Chelsea.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit