Revolucion nga Uli Hoeness! “Truri” i Bayern do të jetë Rangnick, a rrezikon Kompany?

28 Mars 2025
16:15
Telesport
back button

Uli Hoeness vazhdon të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm te Bayern. Ai gjithmonë ndërhyn duke marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e klubit.

Në javët e fundit, Hoeness ka folur publikisht për dëshirën e tij që Florian Wirtz të bëhet sa më shpejt lojtar i Bayern. Ai, madje, ka dhënë disa deklarata për këtë.

Dëshira e tij e radhës nuk është një futbollist, por një emër i shquar i futbollit modern, Ralf Rangnick. Hoeness po planifikon që ta bëjë atë “trurin absolut” të klubit bavarez.

Roli i Rangnick te Bayern mund të jetë i ngjashëm me atë që ka aktualisht Jurgen Klopp te Red Bull. Pra, arkitekt i zhvillimit të akademisë, i lidhjeve ndërkombëtare dhe i filozofisë së lojës që skuadra do të ndjekë në vitet e ardhshme.

Ky rol i ri nuk ka asnjë cenim për punën e trajnerit Vincent Kompany. Belgu e ka të sigurt vijimësinë e tij në “Allianz Arena”, sepse gëzon respektin dhe vlerësimin më të lartë nga klubi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit