Revolucion tek Arsenali, 7 titullarë me valixhet gati

22 Mars 2019
17:37
Telesport
back button

Sipas të përbitshmes britanike “Mirror”, merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Arsenal. Skuadra e “gunners” pritet të përjetojë një revolucion të vërtetë, pasi janë 7 lojtarët titullarë me valixhet gati dhe që do të largohen në fund të këtij sezoni.

I pari është Stephan Lichsteiner, që asnjëherë nuk arriti të përshtatet me skuadrën dhe futbollin anglez. Edhe Shkodran Mustafi mund të largohet, duke u rikthyer në Gjermani, duke qenë se këtë sezon nuk ka qenë aq efikas sa një vit më parë.

Në mesfushë, i pari në listën e të larguarve është Mohamed Elneny, por ai nuk është i vetëm. Duket se ora e Henrikh Mkhitaryan tek Arsenali ka përfunduar ashtu sikurse Mesut Ozil. Lojtari ishte gati të largohej që në janar, por tashmë lamtumira e tij në verë është e pashmangshme.

Edhe Denis Suarez, i ardhur me shumë bujë në merkaton e janarit do të largohet, pasi nuk po aktivizohet dhe nuk ka lënë gjurmë. Në sulm pritet të thotë lamtumirë Danny Welbeck, që dëmtimet e shumta e kanë detyruar shpesh të qëndrojë në stol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit