Ribery: Kemi ndryshuar Bayern-in dhe jemi krenarë

17 Maj 2019
18:31
Denis Hakanaj
back button

Franck Ribery dhe Arjen Robben do të luajnë këtë të shtunë ndeshjen e tyre të lamtumirës me Bayern Munich, që do të kërkojë të fitojë titullin e radhës në  Bundesliga në 90 minutat e fundit të kampionatit. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga francezi dhe holandezi në prag të kësaj sfide: 

Ribery – "Para se të vija unë, stili i lojës ishte ndryshe", ka thënë Ribery për bundesliga.com. "Më pas, me blerjen e Robben, kemi fituar më shumë shpejtësi dhe dinamizëm në mënyrën e interpretimit të futbollit. Nuk mund t'i harroj ato momente, kur u transferova në 2007-ën: Bayern nuk kishte arritur të kualifikohej as për Champions-in. Kanë kaluar 12 vite dhe është e pabesueshme ajo që ka ndodhur, mes sukseseve dhe triumfeve".  

Robben – "Kam thënë disa herë se jam krenar që kam qenë pjesë e historisë së këtij klubi prestigjioz. Kur kam ardhur këtu, në 2009-ën, nuk ishim në nivelin që jemi tani dhe nuk flas vetëm për atë që kemi bërë në fushën e lojës, por edhe për mënyrën si jemi jashtë saj. Zhvillimi i klubit ka qenë i jashtëzakonshëm dhe jam shumë i gëzuar për këtë".  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit