Ribery nuk tërhiqet: Futbolli më nxori nga skamja, shihemi sezonin e ardhshëm

19 Maj 2022
8:56
Alfred Lleshi
back button

Duke u larguar nga Fiorentina, pas dy vitesh, Franck Ribery dukej se do të largohej edhe nga futbolli. Ose do të kthehej në shtëpi. Në fund, megjithatë, Salernitana i befasoi të gjithë, duke siguruar shërbimet e lojtarit veteran para klubeve franceze. Surprizë e merkatos dhe zbarkim në Campania për zëvendës-kampionin e botës më 2006.

Ribery vazhdon kështu mes profesionistëve të Serie A, duke shpresuar ta mbyllë sezonin me mbijetesë në elitën e futbollit italian. Pas moshës 39-vjeçare, francezi duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet, ende e ndjen shkëndijën e duhur.

Një rol trajneri, dhe rrjedhimisht ‘pensionimi’ si futbollist, mund të presë, siç i tha DAZN: “Tani nuk e mendoj Akoma tërheqjen, sepse dua të luaj përsëri, pastaj për vitin e ardhshëm do të shohim. Meqë ende mund t’i jap diçka futbollit, dua ta bëj. Më pëlqen të jem pranë lojtarëve të rinj, siç kam bërë 5-6 vitet e fundit”.

2021-2022 sigurisht që nuk ishte sezoni i tij më i mirë, por nuk ka përfunduar ende. Qëllimi në fushë është gjithmonë i njëjtë: “Gjithmonë më thonë se duhet të godas më shumë, por më pëlqen të asistoj, ta shoh partnerin tim të lumtur. Ndoshta jam pak i çmendur”.

I lindur në vitin 1983, Ribery ka arritur një moshë ku mund të jetë shembull për më të rinjtë: “Unë kam një vëlla të vogël që quhet Alaba. Në fillim ai bleu orën e shtrenjtë dhe makinën e madhe, por e bëra të kuptojë se më parë duhen bërë shumë sakrifica, nuk duhet menduar për këto. Sot futbolli është shpëtim për të rinjtë. Si fëmijë nuk kisha asgjë, ishte tejet e vështirë, por sot kam gjithçka falë futbollit”.

Kontrata vjetore e Ribery, e nënshkruar një vit më parë do të përfundojë më 30 qershor. A do të vazhdojë ai në Salerno? Për momentin, vështirë të thuhet. Ka shumë variacione në horizont, një gjë është praktikisht e sigurt. Para moshës 40-vjeçare nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit