“Shpresoj që Reijnders të bëhet një nga mesfushorët më të mirë në botë. Sinqerisht besoj se tashmë është në rrugën e duhur”. Një “çertifikatë” e madhe nderimi nga dikush si Frank Rijkaard, që krenohet me një listë triumfesh mes Milanit dhe Ajax-it, shto këtu fitimin e një Kampionati Europian me kombëtaren holandeze.
Duke folur për “Gazzetta dello Sport”, ish-mesfushori kuqezi dëshironte të lartësonte holandezin e lindur në vitin 1998, i cili spikati në një skenë si “Bernabeu”, e ndihmoi Milanin ta mundte pastër 3-1 Real Madridin. Një fitore me rëndësi absolute për kuqezinjtë në Champions League.
Krahasuar me sezonin e kaluar ai po shënon shumë më shpesh, dy gola radhazi mes Monza dhe Madridit, duke treguar përmirësim të qartë nga ky këndvështrim. “Më pëlqen shumë mënyra e tij e lojës. Me kalimin e kohës, – analizon Rijkard, – po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Milanin.
Në mes të fushës mund t’i luajë të gjitha rolet, po tregon polivalencën e tij. Ai kurrë nuk e kursen vrapimim për ekipin, gjithmonë jep më të mirën që ka. Mbi të gjitha është shumë i mirë në krijimin rasteve për shokët e skuadrës, e dikton si duhet manovrën e lojës”.