Real Madrid përfiton menjëherë nga gabimi i Barcelonës duke fituar 3-0 në transfertën e Leganesit në javën e 14-të të La Ligës.
Trajneri Ancelotti bëri ndryshim të rëndësishëm të modulit sot, duke luajtur me sistemin 4-3-1-2, që funksionoi në mënyrë perfekte.
Los Blancos shënuan fillimisht në minutën e 43-të me sulmuesin Kylian Mbappes i asistuar nga Vinicius, dhe kështu u mbyll pjesa e parë.
Real MAdrid e pati të lehtë pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të tjerë. Federico Valverde gjeti rrjetën në minutën e 66-të, kurse Jude Bellingham shënoi me kokë golin e sigurisë në minutën e 85-të.
Diferenca e Real Madridit dhe Barcelonës tashmë është katër pikë, ndërkohë që nuk duhet harruar se Los Blancos kanë një ndeshje të prapambetur me Valencian.