RIKTHEHET “VERSUS” | Real Madrid dhe efekti “Mbappe”, Superkupa. Parashikimet e sezonit futbollistik. Ndiqni Episodin 26 (VIDEO)

16 Gusht 2024
16:31
Telesport
back button

Sezoni i ri i podkastit “Versus” sapo ka nisur dh e bën direkt me finalen e Superkupës së Europës. Mbappe, Bellingham apo Vinicius, kush do të jetë ylli më i shndritshëm në Madrid? Paraqitja e parë, shifrat, karakteristikat, kuriozitetet dhe trofetë. Si pritet ky sezon futbollistik?

Denisi, Antoni dhe Ndriçimi analizojnë merkaton e verës dhe japin parashikimet për ligat kryesore të Europës.

La Liga (dueli Real-Barcelona), Premier League (Man City-Arsenal por kujdes Liverpool dhe Man United), Serie A me Interin favorit por befasitë Juventus dhe Milan dhe Bayern Munich në Bundesliga favorit. Po Leverkusen? Ndiqni epsiodin e plotë numër 26.

Por, ka edhe më shumë, sepse treshja e tavolinës “Versus” u përgjigjet e tifozëve në komente dhe analizoi edhe Olimpiadën “Paris 2024”, medaljet e Arit, rekordet.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit