Rikthim me humbje për Alcaraz, numri 2 në botë eliminohet që në ndeshjen e parë në Paris

1 Nëntor 2023
11:21
Telesport
back button

Pas eliminimeve të shpejta në turnetë e Pekinit dhe Shangait, një tjetër zhgënjim ka ardhur për ish-numrin 1 në botë, tenistin spanjoll Carlos Alcaraz. Ai u mund 2-0 (6-3, 6-4) që në raundin e parë të turneut Masters të Parisit.

Një humbje që konfirmon momentin jo të mirë të Alcaraz (aktualisht numri 2), që synonte ta mbyllte vitin në krye të renditjes. Në turneun parizien ai u mund nga rusi Roman Safiullin, një rezultat që ishte surpriza e ditës së parë të ndeshjeve.

Tashmë Carlos Alacaraz do të përgatitet për finalet e ATP, që zhvillohen në Torino pas dy javësh, turne ku luajnë tetë tenistët më të mirë në botë. Gjithsesi, rezultatet e dy muajve të fundit nuk i japin shumë garanci spanjollit për t’u rikthyer si protagonist.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit