Rikthim triumfues pas 3 vitesh pushim për ish-kampionin e botës, fiton me vendim unanim

12 Shtator 2021
10:57
Telesport
back button

Boksieri britanik David Haye fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve duelin ndaj patriotit të tij Joe Fouriner, një sfidë me 8 raunde zhvilluar në Florida të Amerikës. Kjo ishte sfida e parë për Haye, ish-kampion bote në peshën e rëndë, pas 3 vitesh tërheqje nga sporti.

Një duel i komanduar dhe fituar me lehtësi nga 40-vjeçari Haye (29 fitore, 4 humbje në karrierë), që nuk e pati të vështirë të kontrollojë rivalin e tij, duke e hedhur disa herë te litarët e ringut. Një rikthim i bujshëm ky për britanikun, që nuk dihte nëse do të vijojë më tej këtë aventurë apo jo.

Fournier nuk arriti ta vërë në vështirësi Haye në asnjë raund, duke qenë larg asaj që pritej edhe pse hera-herës sulmonte fort, por pa forcën e duhur. Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Haye (79-72, 79-72, 80-71), duke konfirmuar dominimin e ish-kampionit të botës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit