Rikthimi i bujshëm, skuadra e Premier i “hap dyert” trajnerit spanjoll

19 Nëntor 2019
13:18
Telesport
back button

Trajneri spanjoll Rafa Benitez mund të rikthehet në Premier League shumë më shpejt nga sa mendohet. Ish-trajneri i Liverpool, Chelsea dhe Newcastle sezonin e fundit, prej disa muajsh ndodhet në Kinë, ku drejton skuadrën e Dalian Yifang.

Gjithsesi, kjo aventurë mund të mbyllet shpejt, pasi skuadra e West Ham i ka “shkelur syrin” trajnerit 59-vjeçar. Ekipi i West Ham aktualisht drejtohet nga Manuel Pellegrini, që nuk po kalon një moment të mirë dhe mund të shkarkohet që këtë fundjavë (luan ndaj Tottenham).

Në rast se kjo gjë ndodh, atëherë Rafa Benitez mund të ulet në stolin e këtij ekipi, duke u rikthyer në Premier. E përditshmja britanike “Daily Mirror” sqaron se trajneri spanjoll është i pari në listën e kandidatëve nga klubi londinez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit