Rikthimi i Guardiola-s te Bayern Munich, Neuer nuk e përjashton

13 Nëntor 2019
21:32
back button

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer nuk ka përjashtuar rikthimin e mundshëm të Pep Guardiola-s te kampionët në fuqi të Gjermanisë në rolin e trajnerit, edhe pse spanjolli këtë detyrë tashmë e mban te Manchester City. Një hipotezë të cilën e lançoi mëngjesin e të mërkurës media gjermane “Bild”.

“Të shohim çfarë do të ndodhë, do të jenë drejtuesit e Bayern ata që do të vendosin. Mendoj se shpejt do të bëjnë një deklaratë në lidhje me trajnerin e ardhshëm. Për momentin po shkon gjithçka mirë me Flick dhe stafin e tij. Po punojmë fuqishëm në këto ditë dhe kemi marrë që tani rezultate pozitive”, deklaroi Neuer për “Sky Sport”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit