Rikthimi makth në Champions League! Chiellini trishton Juventusin pas 19 minutash

20 Tetor 2020
19:24
Telesport
back button

Një kthim makth në Ligën e Kampionëve për Giorgio Chiellini: dëmtim i muskujve për numrin “3” të Juventusit në minutën e 19-të ka befasuar edhe Andrea Pirlon, teksa është detyruar të hedhë në fushë menjëherë Merih Demiral në vendin e mbrojtësit nga Livorno.

Chiellini ishte kthyer në fushë dhe madje luajti edhe me Italinë ndaj Holandës 90 minuta të mira.

Një dëmtim që mund të ndryshojë planet e klubit dhe mund të rikthejë në merkato “Zonjën e Vjetër” që në janar, nëse gjërat nuk do të shkonin mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit