Rilindi me Pioli-n, prapaskena te Milan për rinovimin

11 Dhjetor 2019
22:42
back button

Pas një fillim sezoni të tmerrshëm, me përjashtim të golit ndaj Brescia, Hakan Calhanoglu ka nisur të rrisë nivelin e rendimentit të tij. Veçanërisht pas mbërritjes së Sefano Pioli-t në krye të pankinës së Milan. Tashmë turku është shndërruar në shumë vendimtar në fazën ofensive dhe jo më kot konsiderohet si titullar i padisktueshëm trajnerin e “Djajve”.

Kontrata e Calhanoglu do të skadojë në qershorin e vitit 2021 dhe Milan duket se ka nisur të mendojë që tani për rinovimin. Referuar raportimeve të “calciomercato.com”, drejtuesit kuqezi janë takuar pesë ditë më parë me menaxherin e Calhanoglu.

Për momentin nuk raportohet për ndonjë tratativë konkrete, por diskutimet kanë startuar tashmë. Vullneti i futbollistit nga sot është që të qëndrojë në Milano, por përballë ndonjë oferte prej 20 milionë euro, klubi kuqezi mundet edhe të vendosë ta shesë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit