“Ringjallja” e Sterling dhe tatëpjeta e Zinchenko, zhvillime interesante te Manchester City

26 Nëntor 2021
8:33
Alfred Lleshi
back button

Kampionët e Premier League mendojnë se sulmuesi mjaft në formë aktualisht do të nënshkruajë kontratë të re. Manchester City është i bindur se Raheem Sterling nuk do të largohet nga “Etihad”, sipas “The Sun”. Futbollisti në fjalë ka shënuar në fitoret e fundit kundër Club Brugge, Everton dhe PSg, pas një fillimi të ngadaltë të sezonit, gjatë së cilit ishte i lidhur me Barcelonën.

Sterling ka 18 muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale, por pasi është rikthyer bindës në ekipin e parë, tani ka besim tek e ardhmja me “qytetarët” dhe do të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Ndërkohë, Oleksandr Zinchenko është shfaqur në radarin e transferimeve të Newcastle, sipas “Daily Mail”. “Magpies” po testojnë huazimin në janar për 24-vjeçarin, i cili ka luajtur vetëm 56 minuta në Premier League për Manchester City, deri më tani, këtë sezon.

Zinchenko ka dalë pas Joao Cancelo në hierarkinë e skuadrës, në rolin e tij, ndaj trajneri i Newcastle, Eddie Howe mund ta kërkojë atë për të rritur shanset e mbijetesës në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit