Rinovim apo largim në fund të sezonit? Manchester City i vendos afat Guardiolës për të vendosur

20 Gusht 2024
9:10
Alfred Lleshi
back button

Manchester City e nisi sezonin e ri me synimin për të vazhduar dominimin në Premier League, me titullin e pestë radhazi si objektiv kryesor. Fitorja debutuese ndaj Chelsea, me një paraqitje bindëse, dërgon mesazh të qartë për të gjithë të tjerët, Arsenalin dhe Liverpool-in në radhë të parë. Skuadra për t’u mundur mbetet ajo e trajnerit Pep Guardiola.

Ndërkohë, megjithatë, e ardhmja e trajnerit spanjoll është në qendër të vëmendjes, jashtë fushës së blertë. Guardiola ka një kontratë që skadon në fund të sezonit dhe për këtë arsye ky mund të jetë viti i tij i fundit në pankinën e “Citizens”. I pyetur për sqarim mbi temën, ish-lojtari dhe trajneri i Barcelonës devijoi bisedën, nuk u çekuilibrua. Megjithatë, tani është vetë klubi që po i kërkon Guardiolës të marrë një vendim shpejt.

Këtë e ka raportuar “Sky Sports UK”, sipas të cilit nuk ka dyshim se klubi do të dëshironte vërtet që Pep të qëndronte. Drejtuesit e pranojnë se ata kanë jo vetëm trajnerin më të mirë në historinë e klubit të “Etihad”, por edhe një nga më të mirët që ka parë ndonjëherë bota. Së shpejti do ta vendosin atë nën presion për të marrë një vendim. Deri për Krishtlindje, ai do të duhet të vendosë nëse do të rinovojë apo do të largohet në fund të sezonit, në mënyrë që t’i lejojë Manchester City të fillojë planifikimin për edicionin e ardhshëm.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit