Rinovimi i Flick me Bayern gëzon Interin, ylli bavarez drejt Milanos!

4 Prill 2020
15:04
back button

Bayern zyrtarizoi së fundmi rinovimin me trajnerin Hansi Flick, i cili firmosi deri në verën e vitit 2023. Ky lajm ka gëzuar pa masë edhe Interin, që tashmë ka edhe më shumë shanse të afrojë në ekip Correntin Tolisso.

Francezi është i pakënaqur te bavarezët, pasi ka pasur shumë pak hapësira. Trajneri Flick nuk e ka në planet e tij kështu që largimi është i vetmi opsion.

Sipas mediave në Itali, Marotta është gati të përfitojë nga situata dhe të transferojë kampionin e Botës në “San Siro”. Një goditje si Tolisso do të ishte vërtet e madhe për zikaltrit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit