RINOVIMI I KONTRATES: Yamal do të ketë trefishim rroge, por me një kusht

16 Shtator 2024
18:55
Telesport
back button

Lamine Yamal është fenomeni i vitit 2024. Pas performancave në Kampionatin Europian, bota e futbollit është bindur edhe më shumë se ai mund të jetë pasuesi i Leo Messit.

Sulmuesi anësor firmosi kontratën e tij të fundit me Barcelonën më 2 tetor 2023, duke e mbajtur atë në klub deri në verën e vitit 2026. Barcelona tashmë synon të rinovojë me spanjollin.

Paga neto vjetore e tij aktualisht është 1 mln euro, shumë pak për një lojtar të kalibrit botëror. Me kontratën e re, kur të bëhet maxhoren, paga e tij pritet të jetë 3 mln euro.

Klauzola e Yamal është 1 miliard euro. Kjo shifër do të mbetet e njëjtë. Ndryshimi do të jetë kohëzgjatja e kontratës, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit