“Rinovo ose të pret stoli 1 vit!” Barcelona tani kërcënon talentin

23 Korrik 2021
16:58
Telesport
back button

“Ose rinovo ose mos luaj!”

Ky është fati që pret Ilaix Moriba, talentin e akademisë La Masia te Barcelona, e ardhmja e të cilit qëndron pezull.

Klubi Blaugrana ka kohë që po përpiqet të rinovojë kontratën e tij, por mesfushori hispano-huinean po reziston.

Pas kësaj mund të jenë emrat e mëdhenj të Premier League: Chelsea dhe Manchester City janë të interesuar.

Nëse marrëveshja e rinovimit nuk arrin, katalanasit thonë se janë të gatshëm ta lënë atë në stol për tërë vitin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit