Rishfaqet Ole Gunnar Solskjaer pas aventurës me United! Rikthim në Premier?

3 Tetor 2022
21:55
Telesport
back button

Ish-trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është një emër surprizë në listën e ngushtë të raportuar për të qenë trajneri i ardhshëm i Wolves. Ka një vend të lirë në Molineux pas vendimit për të shkarkuar Bruno Lage pasi Wolves ra në treshen e fundit të Premier League pas humbjes në West Ham.

Në 15 ndeshjet e ligës që nga prilli ai ka fituar vetem nje. Tani gazetari portugez Pedro Almeida thotë se dy nga bashkatdhetarët e Lage janë pretendentë për të hyrë, ish-menaxheri i Olympiacos, Pedro Martins dhe ish-trajneri i Swansea, Carlos Carvalhal.

Megjithatë, përmendja e Solskjaer është ndoshta më tërheqëse pas qëndrimit të tij në Old Trafford. Martins shkroi në Twitter: “Dy trajnerë portugez midis kandidatëve për të zëvendësuar Bruno Lage në Wolverhampton, Pedro Martins dhe Carlos #Carvalhal janë në një listë që përfshin edhe emrin e Solskjær.”

Solskjaer ka qenë pa punë që kur u largua nga United nëntorin e kaluar. Menaxheri i Celtic, Ange Postecoglou është diskutuar gjithashtu si opsion sipas Daily Telegraph. Ata gjithashtu shtojnë se menaxheri i Sevillas, Julen Lopetegui, i cili duket se është në prag shkarkimit me klubin andaluzian në vendin e 17-të në La Liga, është në kuadër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit