Rita Ora karikon Kosovën dhe Shqipërinë: Shpresoj që të bëni histori dhe të kualifikoheni në Botëror

26 Mars 2026
11:08
Alfred Lleshi
back button

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka treguar mbështetjen e saj të pakursyer për kombëtaret e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat luajnë sonte gjysmëfinalet e “play off”-it të Botërorit 2026, respektivisht ndaj Sllovakisë dhe Polonisë, në fusha kundërshtare.

Në një postim në Instagram, Rita Ora ndau një foto të dy skuadrave, duke e shoqëruar me mesazhin inkurajues: “Fat të mbarë! Shpresoj që të bëni histori dhe të kualifikoheni për Botërorin”! Në imazhin e publikuar, futbollistët e të dyja kombëtareve shfaqen nën sloganet: “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”!

Ylli i muzikës reflekton kësisoj emocionin dhe mbështetjen e saj për këtë moment historik kombëtarist shqiptar, me dy kombëtare që synojnë ende finalet e Kupës së Botës, që do të zhvillohet kësaj vere në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Mbështetja e Rita Orës për kombëtaret tona nuk është e re, ajo shpesh ka shprehur krenarinë për origjinën e saj. Me këtë mesazh, ylli i njohur i muzikës i bashkohet valës globale shqiptare të mbështetjes për futbollistët, duke i nxitur të japin më të mirën në ndeshjet vendimtare dhe të bëjnë krenar çdo bashkombas kudo në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit