Rivaldo kritikon zgjedhjen e Barçës dhe shpreson te Pep

21 Shkurt 2020
16:26
Denis Hakanaj
back button

Gjithmonë i drejtpërdrejt dhe kurrë banal. Rivaldo ka komentuar për AS zhvillimet e fundit te Barcelona, por edhe lajmin për përjashtimin e Manchester City-t nga kompeticionet europiane për dy sezonet e ardhshme.

Ish-ylli i katalanasve ka folur për mundësinë e kthimit të Pep Guardiola-s te blaugranat: “Mund të jetë një mundësi e madhe, duke parë atë që po ndodh te Manchester City, por besoj se varet edhe nga rezultatet e Setien”, ka thënë braziliani.  

Në lidhje me kaosin e krijuar te Barça, që ka përfshirë presidentin Bartomeu dhe disa emra të rëndësishme të ambientit katalanas: “Shpresoj që lajmet që kanë dalë të mos jenë të vërteta. Do të ishte e trishtueshme nëse Bartomeu do të kishte paguar dikë për të dëmtuar imazhin e lojtarëve. Të gjithë duhet të jenë të zemërohen”.  

“Blerja e Braithwaite? Nuk jam dakord. Nuk është periudhë merkatoje dhe ky operacion dëmton Leganes, një klub që po lufton për mbijetesën. Më pas, Barcelona mund të kishte shpërblyer një lojtar të cantera-s”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit